![](https://fshps.org/wp-content/uploads/2024/09/bashkepunimi.jpg)
Lajm i mire per te gjithe shqiptaret e trojeve tona. Pas nje pune itensive disa mujore, sot ne daten 9 Shtator 2024, ne Tirane u firmos Memorandumi i Bashkepunimit midis “Federates Shqiptare te Peshkimit Sportiv” dhe “Federates se Peshkimit Sportiv te Kosoves” duke hapur rrugen e bashkepunimit ne nivele nderkombetare.
Delegacioni i Federates se Peshkimit Sportiv te Kosoves ishte i perbere prej:
Milaim Vitia – President
Sedat Gjinolli – Sekretar i Pergjithshem
Ali Vitia – “SHPSR Krapi” Prishtine
Ndersa delegacioni i Federates Shqiptare te Peshkimit Sportiv perbehej prej:
Vasjan Lami – President
Ervin Bogdani – Sekretar i Pergjithshem
Petrika Koroveshi – Anetar i Komitetit Drejtues te FSHPS
Nertil Hoxha – “The Best Fishing Albania”
Palёt bashkёpunojnё me njera-tjetrёn pёr hartimin dhe implementimin e programeve tё posacme pёr kryerjen e aktiviteteve sportive, seminareve apo trajnimeve pёr anёtarёt e federatave, sipas roleve dhe pёrgjegjёsive tё parashikuara nё kёtё memorandum. Bashkёpunimi pёrfshin kёto aktiviete kryesore:
a. Organizimin e garёs sё pёrbashkёt nё teknikёn e peshkimit me tapё, garё e quajtur “KUPA E KOMBIT– Peshkim me Tape” e cila do tё zhvillohet cdo vit me pjesёmarrje tё anёtarёve nga tё dy federatat. Kupa Kombi do tё zhvillohet nё dy etapa, etapa e parё nё Shqiperi dhe etapa e dytё nё Kosovё.
b. Organizimin e garёs sё perbashkёt nё teknikёn surfcasting, garё e quajtur “KUPA E KOMBIT – Surfcasting”, e cila do tё zhvillohet nё dy etapa brenda ditёs, ne Shengjin me pjesemarrje tё anetarёve nga tё dy federatat.
c. Organizime tё garave tё pёrbashkёta edhe nё teknika tё tjera tё peshkimit sportiv sipas teknikave tё miratuara nga FIPS.
d. Organizimin e seminareve me qёllim trajnimin e sportistёve pёrkatesisht, Federata e Peshkimit Sportiv te Kosoves organizon seminare per teknikat e peshkimit me tape dhe Federata Shqiptare e Peshkimit Sportiv organizon seminare pёr teknikat Surfcasting, Longcasting, peshkimi nga varka etj.
e. Organizimin e trajnimeve dhe seminareve tё pёrbashkёta pёr referet e peshkimit sportiv.
f. Organizimin e fushatave sensibilizuese dhe informuese pёr respektimin e periudhave tё peshkimit, respektimin e masave minimale, ruajtjen dhe mbrojten e ujёrave tё brendshme dhe bregdetit.
Bashkёpunime tё ndryshme qё lidhen me peshkimin sportiv, tё cilat propozohen nga palёt, miratohen nga palet dhe vihen nё zbatim nga palёt.